SHSKUK dhe policia: Nuk gjetëm prova për keqpërdorime në konkursin e QKUK-së

Kosova

SHSKUK dhe policia: Nuk gjetëm prova për keqpërdorime në konkursin e QKUK-së

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:39
QKUK

Konkursi i fundit për staf të mesëm në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, shkaktoi shumë pakënaqësi dhe dyshime për ryshfet e keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Lidhur me këto pretendime Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë sqarime. Po ashtu edhe Policia e Kosovës kanë dhënë versionin e tyre nëse ka pasur manipulime të tilla.

Në një përgjigje për “Bota sot”, nga zyra e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ka dhënë sqarime rreth konkursit të fundit për pranimin e punonjësve të rinj në QKUK.

“Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës – SHSKUK,  ju njofton se rekrutimi i stafit është bërë duke u bazuar Udhëzimi Administrativ- UA- Nr. 07/2017,  hartuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, i  cili rregullon procedurat  e konkursit në sektorin publik. Që nga fillimi i procedurës së testimit me shkrim  ka qenë e kyçur edhe Sindikata, përkatësisht anëtar të Sindikatës nga QKUK.Sindikata e cila ka monitoruar tërë procedurën e konkursit  nuk kanë pasur ankesa gjatë procedurës së testimit me shkrim të kandidatëve, por as në intervistën  me gojë . Pra, bazuar në Udhëzimin Administrativ që cekem, komisioni fillimisht ka bërë testimin  me shkrim të  kandidatëve, pastaj edhe intervistën me gojë dhe ka përmbledhur poenët,  bazuar në këtë është bërë rangimi i kandidatëve. Kandidatët e pakënaqur sipas Vendimit të komisionit përzgjedhës kanë të drejtë ankese në komisionin e ankesave në afat prej 8 ditësh pas publikimit të rezultateve”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Ndërsa të pyetur se kur do të fillojnë punën punonjësit e rinj, zyrtarë nga ky institucion thonë se shumë shpejtë ata do të fillojnë punën.

“Jemi në fazën e pritjes së  afateve ligjore fazës së ankesave nga Inspektorati  i Punes. Pasi të përfundoj kjo fazë kanidatët  e pranuar ftohen në punë”, thuhet më tutje.

Lidhur me këtë që ishte përmendur për keqpërdorime të mundshme, Policia e Kosovës ka deklaruar për media se pas hetimeve të kryera, nuk është vërtetuar dyshimi për keqpërdorime në konkursin e SHSKUK-së për infermierë.

“Policia e Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve paraprake konkretisht duke ju referuar të gjitha shkresave të lëndës dhe dokumentacionit relevant, nuk është vërtetuar dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepra penale ‘Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare apo Autoritetit’ nga neni 422 i KPPRK-ës”, thuhet në përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat