Patent shoferët e Kosovës së shpejti do të njihen në shtetet e BE-së

Kosova

Patent shoferët e Kosovës së shpejti do të njihen në shtetet e BE-së

Më: 10 mars 2018 Në ora: 21:37
Patent shoferët

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka njoftuar së shpejti do të ketë marrëveshje për njohjen reciproke për ndërrimin e patentë-shoferëve të Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së.

Sefaj ka shkruar në një status në Facebook se patentë-shoferi i Kosovës mund të përdorët për tranist në komunikacion rrugorë në pothuajse të gjitha shtetet e BE-së.

Ja postimi i tij:

Ditë më parë kemi lëshuar patentë-shoferin me dizajn të ri, i cili i plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare dhe garanton nivel të lartë të sigurisë .Patentë-shoferi i Republikës së Kosovës mund të përdoret për transit në komunikacionin rrugor pothuajse në të gjitha shtetet e BE-së.

Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar që në afat sa më të shkurtër të kemi marrëveshje reciproke për njohjen – ndërrimin e patentë-shoferëve të Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së që ende nuk e lejojnë këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat