Moti do të ndryshojë në javën e ardhshme, parashikojnë meteorologët

Kosova

Moti do të ndryshojë në javën e ardhshme, parashikojnë meteorologët

Më: 11 mars 2018 Në ora: 19:38
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë prezent kryesisht pasditeve dhe vende-vende do të ketë kushte edhe për zbrazje elektrike, vetëtimë dhe bubullimë.

”Të hënën do të mbajë mot me diell, por dikur vonë pasdite priten vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu. Reshje shiu parashihet të ketë me intervale për çdo ditë përjashtuar ditën e enjte ku pritet që masat e ajrit të jenë stabile”, njofton IHMK.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje të vogla nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 13m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat