Komuna e Klinës i çon punëtorët në Shqipëri dhe u blenë orë dore

Kosova

Komuna e Klinës i çon punëtorët në Shqipëri dhe u blenë orë dore

Më: 12 mars 2018 Në ora: 11:41
Komuna e Klines

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, nuk ka kursyer fare paranë e buxhetit kur ka qenë në pyetje festimi i 7 dhe 8 marsit.

Për këto dy festa punëtorët e kësaj komunë janë shpërblyer me udhëtime në Shqipëri e me nga një orë dore.

Blerjen e orëve e udhëtimin në Shqipëri komuna që drejtohet nga AAK, e ka bërë përmes tenderëve publikë.

Në njoftimin e bërë në KRPP është treguar se për të shkuar në Shqipëri janë shpenzuar 495 euro.

Fituese për “Shërbime Transporti  për  të punësuarat në Komunë për vizitë ne Shqipëri për Festen e 8 Marsit”, është shpallur “ FLORIMI TRANS”.

Kurse në njoftimin tjetër, po ashtu të shpallur në KRPP kjo komunë ka treguar se për Furnizim me ore dore pe te punësuarit me rastin e 7 marsit ditës se mësuesit, janë shpenzuar fiks 1 mijë euro.Blerja e këtyre orëve i është besuar ortakisë “ LIPA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat