Mexhide Mjaku-Topalli zgjidhet Kryetare e Deputeteve të Kosovës

Kosova

Mexhide Mjaku-Topalli zgjidhet Kryetare e Deputeteve të Kosovës

Më: 13 mars 2018 Në ora: 13:06
Deputetja e PDK-së, Mexhide Mjaku-Topalli

Deputetja e PDK-së, Mexhide Mjaku-Topalli sot u zgjodh Kryetare e Deputeteve të Kuvendit të Kosovës.

Për këtë post atë e kanë uruar dy koleget nga partia, deputetet Ganimete Musliu dhe Evgjeni Thaçi-Dragusha.

Grupi jo formal i Deputeteve në Kuvendin e Kosovës është themeluar në korrik 2005 dhe përbëhet nga të gjitha deputetet e Kuvendit të Kosovës.

Qëllimi i këtij grupi është fuqizimi i pozitës së gruas në vendimmarrje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat