Klubi i Prodhuesve të Kosovës reagon ashpër për skandalin e mishit nga Belgjika

Kosova

Klubi i Prodhuesve të Kosovës reagon ashpër për skandalin e mishit nga Belgjika

Më: 14 mars 2018 Në ora: 14:24
Ilustrim

?Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka reaguar ashpër lidhur me rrezikun e mos kontrollimit të produkteve ushqimore të cilat importohen në vendin tonë. Ky klub ju ka bërë thirrje të gjithë autoriteteve dhe institucioneve të shtetit, siç është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, që të shtojnë kujdesin në kontrollin e produkteve ushqimore të importuara në Kosovë.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka reaguar ashpër lidhur me rrezikun e mos kontrollimit të produkteve ushqimore të cilat importohen në vendin tonë. Ky klub ju ka bërë thirrje të gjithë autoriteteve dhe institucioneve të shtetit, siç është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, që të shtojnë kujdesin në kontrollin e produkteve ushqimore të importuara në Kosovë.

Sipas këtij klubi, rasti i fundit i skandalit të mishit të importuar nga Belgjika në Kosovë tregon qartë që produktet e importit lejohen të hyjnë në vendin tonë me cilësi të dyshimtë duke mos zbatuar dhe respektuar standardet e kërkuara.

Në një komunikatë dërguar medieve, Klubi i Prodhuesve ka vlerësuar se trajtimi  jo i duhur i produkteve të importuara jo vetëm që vë në rrezik mirëqenien dhe jetën e qytetarëve, mirëpo shkel edhe të gjitha parimet e konkurrencës në treg.

“Njëkohësisht, KPK i inkurajon dhe i fton të gjithë qytetarët që të konsumojnë më shumë produkte të prodhuara në vendin tonë, sepse prodhuesit Kosovar janë më të kontrolluar dhe shumë më shumë të kujdesshëm në cilësinë e prodhimit të produkteve ushqimore. Produktet e importuara nuk e kanë trajtimin e njëjtë me prodhimet vendore, kontrolli i prodhimeve vendore është më rigoroz dhe cilësia e tyre është e garantuar. Produktet vendore dita ditës po dëshmojnë për kualitetin e tyre dhe prodhuesit vendor sigurojnë të gjithë qytetarët për cilësinë e prodhimeve të tyre”, thuhet në një pjesë të kësaj komunikate.

Tutje po sipas këtij klubi, linjat e prodhimit në vend i plotësojnë të gjitha standardet dhe janë të pajisur me teknologjinë e fundit, ku qytetarët mund të shkojnë që t’i vizitojnë të gjitha kompanitë prodhuese në vend dhe të binden me kushtet e prodhimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat