Veseli për ligjin e gjuhës shqipe: Do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në rajon

Kosova

Veseli për ligjin e gjuhës shqipe: Do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në rajon

Nga: A.M. Më: 14 mars 2018 Në ora: 17:43
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar miratimin e ligjit të gjuhës shqipe në Kuvendin e Maqedonisë.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka falënderuar kolegët e tij në Parlamentin e Maqedonisë për miratimin e ligjit të gjuhës, që sipas tij do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, jo vetëm në këtë shtet por në mbarë rajonin.

Postimi i plotë:

Urimet më të përzemërta për bashkëatdhetarët tanë në Maqedoni për përmbushjen e një të drejte legjitime thelbësore. Falënderoj kolegët e mi të Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e ligjit të gjuhës, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, jo vetëm në këtë shtet por në mbarë rajonin. Ngjarja e sotshme shënon një hap të rëndësishem në përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe në arritjen e standardeve të larta të realizimit të të drejtave të njeriut që kërkohen në kuadër të integrimeve Euro-Atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat