KCSF mbështet 7 projekte me financimin e Qeverisë së Luksemburgut

Kosova

KCSF mbështet 7 projekte me financimin e Qeverisë së Luksemburgut

Më: 15 mars 2018 Në ora: 13:19
KCSF

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka mbështetur 7 projekte për integrimin social të të rinjve, financuar nga Qeveria e Luksemburgut, të cilat kanë për qëllim angazhimin aktiv të rinisë për qytetari aktive dhe krijimin e mundësive për përfshirjen e të rinjve në tregun e punës.

Projektet e mbështetura do të shtrihen në zona të ndryshme të Kosovës, duke mbuluar komunat e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës, Ferizajit, Mitrovicës, Pejës, Gjilanit, Fushë Kosovës, Gllogocit, Kamenicës, Vitisë,  Rahovecit, Istogut, Zubin Potokut, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Mamushës, Suharekës, Dragashit etj.

Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut ka ndarë 2 milionë euro për të përkrahur shoqërinë civile në Kosovë përmes KCSF, për një periudhë prej 4 vitesh. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet palëve u nënshkrua në muajin mars 2017.

Krahas integrimit social të të rinjve, në muajt e parë të këtij viti, do të mbështeten projekte për raportimin e drejtë në gazetari dhe lirinë e shtypit, si dhe rritjen e njohurive mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe Integrimit Evropian.

Roli i grave, barazia gjinore, si dhe integrimi i minoriteteve do të mbështetet dhe promovohet sistematikisht në të gjitha aktivitetet e ndërmarra.

Ndryshe, përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë është pjesë e Programit për bashkëpunim zhvillimor të Luksemburgut 2017-21, i cili bazohet në marrëveshjen dypalëshe dhe Memorandumin e mirëkuptimit nënshkruar në tetor të vitit 2016 ndërmjet dy shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat