Muhaxhiri: Kadaj është kthyer në habiturin e saj

Kosova

Muhaxhiri: Kadaj është kthyer në habiturin e saj

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:41
Artan Muhaxhiri

Rikthimi i deputetes Donika Kadaj Bujupi në AAK ishte pjesë e diskutimit në emisionin Info Magazine, ku mendimin e tij rreth kësaj teme aty e shprehu edhe analisti Artan Muhaxhiri.

“Në aspektin politik është shokues, sepse një kapërcim i tillë zakonisht nuk bëhet në këtë mënyrë. Por më i çuditshëm ka qenë kalimi i saj nga AAK në Vetëvendosje, sepse nuk më është dukur e përputhshme dhe është një stil tjetër”.

“Kadaj më është dukur më komode në AAK. Ajo ka qenë grua e fuqishme në atë parti, ka qenë e zëshme edhe në parlament, fytyrë publike e tyre nëpër konferenca, etj, kështu që më është dukur e çuditshme ajo lëvizje dhe tani mendoj se është kthyer ne habiturin e saj, normal sepse do ta ketë më të lehtë dhe është më e përputhshme me stilin e saj”.

“Nuk është e para as e fundit që bën kapërcime të tilla, por nëse i dhurohet një post brenda komisionit qeverisës do ta ketë më lehtë, ndërsa nëse mbetet njëjtë do të bëhet problematike”, deklaroi Muhaxhiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat