Diskutohet perspektiva evropiane e Kosovës sipas Strategjisë së Zgjerimit

Kosova

Diskutohet perspektiva evropiane e Kosovës sipas Strategjisë së Zgjerimit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 08:13
Ilustrim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Perspektiva Evropiane e Kosovës sipas Strategjisë së Zgjerimit: Çfarë pritet të bëjë Kosova në vitet e ardhshme?”. 
 
Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutoi implikimet e Strategjisë së Zgjerimit drejt të ardhmës Evropiane të Kosovës. 

Diskutimi do të ofrojë një çasje gjithëpërfshirëse të rrugës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, me fokus të veçantë në reformat e domosdoshme gjatë viteve të ardhshme.

Në fillim të diskutimit, Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të prezantojë një Analizë Politikash të titulluar “Mekanizmi i Matjes së Bashkimit Evropian rreth Politikave Themelore”.

Kjo Analizë studion efikasitetin e mekanizmit të matjes (benchmarking mechanism) së disa politikave të caktuara themeltare. 

Për më tepër, kjo Analizë do paraqes një grup të rekomandimeve rreth përmirësimit të këtij mekanizmi, mekanizëm kyç i politikës se kondicionalitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat