Fillon fushata për edukim shëndetësor

Kosova

Fillon fushata për edukim shëndetësor

Më: 16 mars 2018 Në ora: 13:03
Ilir Begolli nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, tha se përmes edukimit do të avancojnë më shumë në përmirësimin e aspektit shëndetësor.

Projekti, Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor bashkëpunon me 12 komuna në Kosovë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të kujdesit primar shëndetësor

Gjatë vitit 2016 vetëm 15 përqind e njerëzve ishin në dijeni  rreth faktorëve të rrezikut për diabetin dhe hipertensionin .

Ilir Begolli nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,  tha se  përmes edukimit do të avancojnë më  shumë në përmirësimin e aspektit shëndetësor.

Begolli tha se ky edukim shëndetësor për diabetin dhe hipertensionin ndikon edhe në aspektin ekonomik.

Begolli: Sot qytetari paguan shumë nga xhepi i vet për trajtim

“Në duart e punëtorëve shëndetësor do të mbetet një vegël shumë e fortë që të parandalon në rend të parë dhe të përparon gjendja shëndetësore  e popullatës, përmes edukimit dhe promovimit shëndetësor . Fuqia e saj do të shihet edhe në aspektin ekonomik, sot qytetari  duhet të paguaj shumë nga xhepi i vet për trajtim , pse mos ta parandalon? Prandaj fuqia jonë do të jetë që ta parandalojë sa më tepër  e mos të trajtojmë. Ta lehtësojmë punën edhe të ministrisë së Financave edhe të Ministrisë së Shëndetësisë e të gjitha që ato të holla që i kemi në mënyrë të kufizuar në Kosovë t’i përdorim  ndoshta për ato raste ku intervenimet shëndetësore janë më të dobëta”, tha Begolli.

Këshilltarja e ministrit të Shëndetësisë Uran Ismajli, Donika Bajrami tha se MSh përkrah kujdesin primar , duke e cilësuar AQH-në si shumë të rëndësishme.  Sipas saj porta e parë e pacientit fillon me kujdesin primar shëndetësor.

Bajrami: Jemi përkrahës të kujdesit primar shëndetësor

“Jemi përkrahës të kujdesit primar dike marrë parasysh që AQH-ja ka filluar me kampanjën mediale e cila është shumë e rëndësishme , jemi përkrahës të kësaj kampanje duke marrë parasysh që aktivitetet e saj në të tri komponentët janë shumë me rëndësi për kujdesin primar shëndetësor. Jemi mbështetës  të kujdesit primar duke marrë parasysh se aty fillon porta e parë e pacientit, i cili merr shërbimin dhe prej aty fillon gjithçka , nëse një trajtim i mirë fillon aty gjithçka do të menaxhohet me sukses”, tha Bajrami.

Udhëheqja e projektit  Kujdesi Shëndetësor i  Qasshëm dhe Cilësor (AQH), Debra Stevenson, tha se qëllimi i fushatës do të ngritë ndërgjegjësimin e njerëzve për faktorët e rrezikut  që kanë të bëjnë me diabetin dhe hipertensionin.

Stevenson: Fushata ngrit ndërgjegjësimin e njerëzve për faktorët e rrezikut

“Qëllimi i kësaj fushate  do të jetë për të ngritur ndërgjegjësimin e njerëzve për faktorët  e rrezikut , që ata kuptojnë cilët janë faktorët  e rrezikut , ata gjithashtu do të kuptojnë se cilat ato ndryshimet e vogla në stilin e tyre jetësor që mund ti bëjnë , që potencialisht do t’i mbrojë nga marrja e këtyre sëmundjeve, nëse i fitojnë këto sëmundje, ata mund t’i kufizojnë ndërlikimet  e sëmundjeve të cilat mund t’i arrijnë”, tha, Stevenson.

Kurse udhëheqja e divizionit për infermieri , Fetije Huruglica tha se rolin kyç për përmirësimin e edukimit shëndetësor në popullatë e kanë infermieret.

Huruglica: Rolin kyç e kanë infermieret

“Ne e shohim se rolin kyç e kanë infermieret , ku ato mund ta parandalojnë dhe mund të na drejtojnë  për kujdesin paqësor shëndetësor , përmes edukimit dhe promovimit shëndetësor  për popullatën”, tha Huruglica

Ky projekt gjatë kësaj jave ka bërë shpërndarjen e postarëve tek institucionet për t’i informuar me fushatën 6 javore që do të mbahet në 12 komuna të Kosovës.

Përveç në media AQH do të lansojë edhe nëpërmjet rrjetit social Facebook një video për vetëdijesimin e qytetarëve në lidhje me diabetin dhe hipertensionin. Kjo fushatë financohet nga Agjencia për Zhvillim dhe Bashkëpunim(SDC) nga Zvicra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat