Tahiri beson se e vërteta për Astritin do të dal në shesh

Kosova

Tahiri beson se e vërteta për Astritin do të dal në shesh

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:56
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se që nga java e parë e marrjes së detyrës, rastit Dehari iu ka qasur me seriozitetin me të madh sa ka mandat ligjor.

Derisa, pa e shtyrë askush, pa kërkuar askush, Tahiri theksoi se në mbledhjen e dytë të Qeverisë ka vlerësuar si të nevojshëm angazhimin në zbardhjen e të gjitha dyshimeve mbi humbjen tragjike të Astrit Deharit, duke kërkuar zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit.

Tahiri foli edhe për bashkëpunimin që po zhvillojnë me institutin zviceran të cilin e ka zgjedhur familja Dehari, për hetimin e vdekjes së djalit të tyre.

Tahiri: Do të triumfojë e vërteta përballë mosbesimit dhe paragjykimeve

“Jemi duke pritur rezultatet e bashkëpunimit institucional për hedhjen dritë mbi të vërtetën. Natyrisht në një sistem demokratik pjesë e së cilës jemi pushtetet janë të ndara. Megjithatë, garancitë tona janë të pa kompromis që kjo çështje të zgjidhet sa më parë pikërisht aty ku familja ka kërkuar të zgjidhet. Rrjedhimisht ju ftoj të shkëputeni nga mendësitë fataliste dhe të besoni në institucionet tona të drejtësisë sepse ky rast do të zbardhet dhe do të triumfojë e vërteta përballë mosbesimit dhe paragjykimeve që janë ngritur deri me tani, nga kushdo që vijnë”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat