Themelimi i Këshillit të Hoçës së Madhe në seancën e ardhshme të Rahovecit

Kosova

Themelimi i Këshillit të Hoçës së Madhe në seancën e ardhshme të Rahovecit

Më: 16 mars 2018 Në ora: 17:02
Komuna Rahovec

Komitetit për Politik dhe Financa të Komunës së Rahovecit ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt, ku pas diskutimeve për mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal u rekomanduan që ndër pika të rendit të ditës të jetë bartja e mjeteve vetanake nga viti 2017-2018, raporti financiar 2017, raporti i auditimit të brendshëm për shëndetësi, si dhe propozim vendimi i kryetarit të Komunës rreth shërbimeve të varrimit.

Sipas një komunikate të komunës, kjo mbledhje është mbajtur nën kryesimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të Komunës, Fatmir Iska dhe anëtarëve të KPF-së, përfaqësueseve të OSBE-së dhe LMT-së,

Në mbledhjën e parë e rregullt e Komitetit për Politik dhe Financa të Komunës së Rahovecit për vitin 2018, po ashtu është vendosur që në seancën e ardhshëm do të diskutohet propozim vendimi i kryetarit të Komunës për shfuqizimin të vendimit rreth ndërtimit të palestrës sportive në fshatin Krushë e Madhe, propozimi i kryetarit për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pronës së paluajtshme komunale për “Ndërtimin e Palestrës Sportive”, në fshatin Krushë e Madhe, si dhe propozim vendimi për themelimin e Këshillit të Fshatit Hoçë e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat