Rreth gjashtë mijë nxënës nga klasa e parë në të dymbëdhjetën i janë nënshtruar Garës Ndërkombëtare të matematikës “Kangaaro”.
Ky test ka filluar gjatë mëngjesit dhe po vazhdon ende duke u mbajtur me grupe.
Gara e cila mbahet në rreth 80 shtete nëpër të gjithë botën, në Kosovë po organizohet nga instituti “Atomi”, që është i licencuar dhe akredituar për ta mbajtur këtë testim.
Jusuf Thaçi nga ky institut tha se në prill do të dalin rezultatet e këtij testimi të sotëm, ndërsa theksoi se qëllimi i kësaj gare është që të dihen më shumë talentet e matematikës, dhe të dihet cilësia e matematikës në Kosovës.
Nga këta gjashtë mijë garues, do të zgjedhen 50 më të mirët, me të cilët qendra “Atomi” do t’i ushtrojë edhe më shumë.