Valmir Tahiri u zgjodh kryetar i Nisma Socialdemokrate nëndega në Prapaqan

Kosova

Valmir Tahiri u zgjodh kryetar i Nisma Socialdemokrate nëndega në Prapaqan

Më: 17 mars 2018 Në ora: 21:53
Nisma Prapaqan

Sot është themeluar Nëndegën e Nisma Socialdemokrate në fshatin Prapaqan të Komunës së Deçanit. Në këtë aktivitet mori pjesë i ngarkuar për themelimin e Degës së Nisma Socialdemokrate në Deçan, Shkodran Imeraj, dhe Fazli Hoxha anëtar i Kryesisë Qendrore të Nisma Socialdemokrate dhe kryetar i degës në Gjakovë.

Në fjalën e tij, Shkodran Imeraj, tha së : “Nisma Socialdemokrate, tashmë po vazhdon shtrirjen e saj edhe në territorin e Komunës së Deçanit, dhe shprehim gatishmërinë tonë për vazhdimin e shtrirjes së frymës socialdemokrate edhe në pjesë të tjera të Komunës së Deçanit”, tha Imeraj.

Në emër të Kryesisë Qendrore të Nisma Socialdemokrate, foli Fazli Hoxha, i cili pasi që përshëndeti në emër të liderit Limaj, tha së : “Nisma, është në rrugë të drejtë, kjo dëshmohet së në krye të saj është lideri Limaj. Politikat tona sociale, tashmë po marrin përkrahje ende e këndë Kosovës në përgjithësi por edhe në Deçan në veçanti” tha Fazli Hoxha.

Delegatët e pranishëm nga Prapaqani, zgjodhën kryesinë e nëndegës dhe për kryetar zgjodhën magjistrin e shkencave bujqësore Valmir Tahiri si dhe tre delegatët për Kuvendin e I-rë të Degës së Nisma Socialdemokrate në Deçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat