Paralajmëron Navigacioni Ajror: Kosova do goditet nga acari e reshjet

Kosova

Paralajmëron Navigacioni Ajror: Kosova do goditet nga acari e reshjet

Më: 18 mars 2018 Në ora: 16:39
Ilustrim

Java e cila po fillon do të karakterizohet me reshje shiu, bore dhe temperatura të ftohta.

Këtë përveç nga Instituti Hidrometeorologjik, e thonë edhe nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Është Sherif Gosalci nga kjo agjenci që ka thënë se Ditëve në vazhdim, vendi do të goditet nga një valë e re reshjesh, shoqëruar edhe me acar në mesjavë.

“Reshjet që në fillimjave do të jenë të shiut, mbasditën e së mërkurës dhe të enjtes do të shndërrohen edhe në reshje bore të intensitetit mesatar e herë-herë edhe në formë rrebeshesh”, ka shkruar Gosalci në Facebook.

“Përveç që bora vende-vende do të krijojë shtresë të theksuar, për shkak të sasisë së reshjeve që priten, vërshimet do të jenë të pashmangshme!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat