Diskutohet situata e përgjithshme e cilësisë në arsimin e lartë

Kosova

Diskutohet situata e përgjithshme e cilësisë në arsimin e lartë

Më: 18 mars 2018 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon nesër tryezën e diskutimit me temën “Mangësitë ligjore në legjislacionin e Kosovës në çështjet lidhur me sektorin e arsimit të lartë”.

Në këtë tryezë do të diskutohet situata e përgjithshme e cilësisë në sektorin e arsimit të lartë në Kosovë, mangësitë ligjore që rregullojnë këtë fushë, punën e deritanishme të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA), dhe cilësinë e ofruar nga institucionet private të arsimit të lartë në Kosovë.  

Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, do të prezantojë një draft të Analizës së  Politikave lidhur me këtë temë, e cila në këtë fazë fillestare trajton në mënyrë specifike mangësitë ligjore në fushën e arsimit të lartë, për t’u zgjeruar më tutje në kualitetin e institucioneve private të arsimit të lartë në Kosovë, si dhe rolin e AKA-së në sigurimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga këto institucione private.

Verzioni përfundimtar i kësaj analize do të publikohet në shtator, pas një periudhe monitoruese të bazuar në indikator të matshëm, dhe do të ofrojë një numër rekomandimesh, si ligjore ashtu edhe të politikave publike në këtë fushë, të cilat kanë për qëllim të kontribuojnë në rritjen e përgjithshme të cilësisë në këtë sektor, dhe përmirësimin e mjedisit legjislativ dhe politikave publike.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat