Ngjarjet e ditës së mërkurë, 21.03.2018

Kosova

Ngjarjet e ditës së mërkurë, 21.03.2018

Më: 21 mars 2018 Në ora: 07:08
Prishtinë

Komandanti i NATO-s me bazë në Napoli, admirali James Foggo bisedon me studentët e AAB-së për NATO-n dhe KFOR-in. (Kolegji AAB, ora 09:45)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me GIZ-in, do të organizojë konferencën për pjesëmarrjen e Kosovës në PISA 2018. (Ndërtesa e MASHT-së, ora 10:00)

Kolegji AAB, KFOR-i dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mbajnë konferencë të përbashkët lidhur me misionin e KFOR-it në Kosovë. (Teatri i Kolegjit AAB, ora 10:30)

Mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Komunën e Gjakovës e viziton ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. (Komuna e Gjakovës, ora 11:00)

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Poezisë, studentët e Degës së Letërsisë shqipe organizojnë aktivitetin kulturor “Mesdita poetike”. (Amfiteatri i vogël i Fakultetit të Filologjisë së UP-së, ora 12:00)

Para Qeverisë së Kosovës  protestojnë ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave. (Ora 12:00)

Qendra e gruas “Dera e Hapur” hap biznesin social “e Shpis”. (Rr. “Pjetër Bogdani” T13- Tophane, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

INPO, Grupi Punues Komunal për grupet vunerable “SoRi” në Ferizaj, në bashkëpunim me Qendrën për Persona me Sindrom Down dhe HANDIKOS shënojnë Ditën Ndërkombëtare për Persona me Sindrom Down. (Salla e Sportit “Bill Klinton” në Ferizaj, ora 14:00)

Mbahet takimi i radhës në Odën e Librit, ku do të shënohet Dita Botërore e Poezisë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)

Hapet ekspozitë shitëse për të ndihmuar regjisorin Bekim Lumi. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 18:00)

Mbahet aktiviteti i mbledhjes së mjeteve financiare për organizimin dhe financimin e  projekteve sociale kulturore në Kosovë dhe diasporë. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat