Përfundojnë takimet në Bruksel pa asnjë proges, pala nga Kosova kthehet sot

Kosova

Përfundojnë takimet në Bruksel pa asnjë proges, pala nga Kosova kthehet sot

Më: 22 mars 2018 Në ora: 09:32
Bashkimi Evropian

Nga e hëna, ekipi negociator i Kosovës ka qëndruar në Bruksel, ku ka zhvilluar takime me palën serbe në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Përgjatë tri ditëve, dy palët kanë diskutuar për Asociacionin e komunave serbe, energjinë, urën në Mitrovicë, pikat e përbashkëta kufitare dhe lirinë e lëvizjes.

Për mbarëvajtjen e bisedimeve, shefi i Negociatave me Serbinë, Avni Arifi ka dhënë disa detaje.

Ai ka theksuar se nuk ka pasur asnjë progres në raundin e fundit të bisedimeve.

“Dje kanë përfunduar takimet dhe ne po kthehemi. Tash mundem vetëm të konstatoj se asnjë progres nuk është arritur”, ka thënë Arifi.

Kujtojmë se para këtij raundi, për herë të fundit dy palët kishin caktuar takim më 16 janar, por që u anulua për shkak të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanovic në veri të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat