Kursimi i ujit obligim për të ardhmen e fëmijëve

Kosova

Kursimi i ujit obligim për të ardhmen e fëmijëve

Më: 22 mars 2018 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

KRU”Prishtina”, ka thënë se Dita Botërore e Ujit 22 mars, qytetarët e Prishtinës dhe komunave të tjera që menaxhohen kjo kompani i zë në një situatë mjaft të mirë sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe mjaft cilësore, andaj, është obligim kursimin e tij për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Uji, siç e dijmë të gjithë ne, është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe për jetën vet. Uji është pa alternativë.

Se çfarë vlere dhe simbolike ka këtë, çdoherë më së miri e ka treguar shënimi i Ditës Botërore të Ujit.

Në këtë ditë tejet të veçantë, duke e racionalizuar ujin, duke e kursyer dhe duke u kujdesur për secilën pikë, do ta kemi të gjithë, dhe atë në cilësi dhe sasi të mjaftueshme.

Uji është pasuria më e madhe e shtetit tonë dhe e kemi obligim ta ruajmë pikë për pikë.

Që nga viti 1992, kohë në të cilën Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 22 marsin si Ditën Botërore të Ujit, me qëllim që në shumë vende të botës të tërhiqet vëmendja, të informohet konsumatori, të ndërgjegjësohet opinioni i gjerë publik për mbrojtjen, ruajtjen dhe gjithsesi përdorimin racional të burimeve ujore.

Sipas statistikave botërore vetëm 3% e ujit është i freskët, ndërsa 97% ndodhet në dete dhe oqeane, dhe vetëm 1% e ujit që ndodhet në tokë është i pijshëm.

OKB-ja çdoherë bën thirrje për përmirësimin e menaxhimit të krizës, shkaktare të së cilës janë kryesisht ndryshimet klimatike dhe shtimi me ritme të shpejta i popullsisë që shoqërohet dhe me shtimin e kërkesës për energji.

Teksa një qytetar evropian konsumon mesatarisht nga 200-250 litra ujë, një në Afrikën Sub-Sahariane, mezi harxhon 20 litra.

“Qytetarë të nderuar, kemi bërë çmos që në krojet tuaja t’u ofrojmë ujë të pijshëm dhe cilësor, andaj në këtë ditë të madhe për ne, për ju dhe për shtetin tonë, po u drejtohemi duke kërkuar nga ju, që ujin e pijshëm ta kursejmë, ta shpenzojmë sa më racionalisht dhe të paguajmë për të”, thuhet në një njoftimin e KRU”Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat