Për mbështetje të biznesve lansohet ‘Agrodritarja’

Kosova

Për mbështetje të biznesve lansohet ‘Agrodritarja’

Më: 22 mars 2018 Në ora: 11:14
Memorandumi për Mirëkuptim në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive

Është nënshkruar Memorandumi për Mirëkuptim në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Gjermanisë, me ç‘rast është lansuar "Agrodritarja", që ka për synim mbështetjen e sektorit të agrobiznesit.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka shfrytëzuar rastin të urojë përfaqësuesit institucional të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Heldt theksoi se janë në Kosovë për të parë gjëra të mira dhe jo gaz lotsjellës.

Sipas tij, liberalizimi i vizave ka edhe pak punë.

"Liberalizimi i vizave ka edhe pak punë për t’u bërë. Por këta hapa që janë duke u bërë, bujqësia është një prej fushave, dhe duke e pasur këtë projekt, kjo tregon se ne duam ta integrojmë bujqësinë në nivel rajonal dhe evropian. Banka jonë për Rindërtim angazhohet me filozofinë tonë", tha ai, raporton KosovaPress.

Heldt e ka parë këtë projekt si gjë të mirë, dhe që u ndihmon bizneseve familjare.

"Sektori financiar është një prej shtyllave më të rëndësishme për zhvillimin në Kosovë. Nga viti 1999, KFW ka qenë aktiv në Kosovë. Ne tani besojmë se ndodhemi në një nivel tjetër të bashkëpunimit duke krijuar më shumë instrumente. Unë i kam ditur NMV-të, ndërsa sot e kuptova që është fjala për mikro ndërmarrjet. Dhe kjo bëhet për mikro bizneset në Kosovë që kryesisht janë biznese familjare. Dhe kjo është e mirë se iu drejtohen bizneset familjare dhe diçka e re do të ndjehet në sektorin e bujqësisë”, tha ambasadori, duke shtuar se prej vitit 1999 e kanë mbështetur Kosovën.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ndjehet i nderuar për lansimin e "Agrodritares", duke theksuar se përmes saj do të ndihmohen njerëz që kanë ide dhe gratë.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ka vendosur që të rris rritjen ekonomike, duke mbështetur sektorin privat.

"Qeveria e Republikës të Kosovës ka vendosur që rritja ekonomike të jetë në nivel më të lartë. Për me arrit në një nivel tjetër jemi përcaktuar që të mbështesim sektorin privat", tha ai.

Sa i përket "Agridritares", Hamza theksoi se përkrahen njerëzit e rinj që kanë ide por iu mungon kolaterali, derisa grupi tjetër që do të përfitojë janë gratë.

Markus Aschendorf, tha se Ministria e Tregtisë dhe ajo e Financave në Kosovë kanë mbështetur këtë projekt.

"Agrodritarja do t’i perkushtohet sektorit bujqesor. Ne ofrojmë garanci per NMV që të marrin kredi bankare dhe të shtojnë kapitalin. Qëllimi jonë i përbahskët është zhvillimi ekonomik i Kosovës, për nkerëzit në Kosovë, duke ofruar të ardhme për të rinjtë. Mikro ndërmarrjet paraqesin shtyllën kurrizore të shtetit", theksoi  ai.

James Hope, drejtor i misionit të USAID-it, tha se KFG-ja paraqet një partneritet të shkelqyeshëm mes Ministrive përkatëse të Kosovës, Qeverive të vendeve si dhe BQK-së.

"Fokusi i investimeve gjermane do të jetë agrobiznesi. Ajo që dua të them është se rritja ekonomike është tërësisht e lidhur me tregjet. Shumë nga ju e dini se në Prishtinë po mbahen evenimente për gratë, dëshiroj të theksoj se KFG është e fokusuar në mbështetjen për gratë. Duhet të dimë se vetëm 3% te kredive shkojnë në biznese të grave. E deri më tash mbi 100 gra janë përkrahur. Ky është një institucion i udhëhequr nga vet Kosova dhe shume shpejtë do e jetë i vet qëndrueshëm”, tha ai. /KoosvaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat