Klinika e Ortopedisë furnizohet me proteza në vlerë 210 mijë euro

Kosova

Klinika e Ortopedisë furnizohet me proteza në vlerë 210 mijë euro

Më: 22 mars 2018 Në ora: 11:29
Proteza totale

Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me proteza totale në vlerë prej 210 mijë euro.

“Materiali specifik përmban protezat  totale për kërdhokulla dhe gjunjë. Përmes këtij materiali do të bëhet i mundur vendosja e protezave për pacientë, në mënyrë që të mos ketë nevojë për referim të pacientëve jashtë institucioneve publike”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

Menaxhmenti i SHSKUK-së, po punon në edukimin e stafit specialistik të Klinikës së Orotpedisë, për  trajnime specifike të ortopedëve jashtë vendit për vendosje të protezave dhe operacione të tjera specifike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat