Franca rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë e Kosovës

Kosova

Franca rikonfirmon mbështetjen për bujqësinë e Kosovës

Më: 22 mars 2018 Në ora: 16:24
Didier Chabert, ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ai gjatë një takimi me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, ka premtuar për vazhdimin e bashkëpunimit në ndërmjet dy vendeve. 

Gjatë takimit, ministri Rikalo ka folur për programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë gjatë këtij viti.

Duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë në kuadër të projekteve të ndryshme mes ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar në sektorin e bujqësisë, ushqimit dhe hapësirës rurale (ADECIA), ministri Rikalo theksoi nevojën që kjo mbështetje të shtrihet në sektor të ndryshëm të bujqësisë, duke ndikuar kështu në zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë në vend, rritjen e prodhimit dhe motivimin për t’u marrë me bujqësi.

Ndërsa, Amice Wannerroy, përfaqësuese për Ballkan në ADECIA, tha se përmes projekteve të ndryshme do të ofrojnë mbështetje për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat