Haxhiu reagon ashpër për praninë e ministrit Tahiri në takimin e Këshillit Gjyqësor

Kosova

Haxhiu reagon ashpër për praninë e ministrit Tahiri në takimin e Këshillit Gjyqësor

Më: 22 mars 2018 Në ora: 19:13
ilustrim

Reagimi i Albulena Haxhiut, Kryetare e Komisionit për Legjislacion, deputete e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Akt i paprecedent i Ministrit të Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Këshillit Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli prokurorial, kanë organizuar sot një takim të përbashkët me kryetarë të gjykatave dhe kryeprokurorë të prokurorive për të diskutuar lidhur me luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit si kusht për liberalizimin e vizave.

Në këtë takim paska qenë i pranishëm edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Prezenca e Ministrit të Drejtësisë, në punën e insistiticioneve të drejtësisë, për ne është e papranueshme. Është cenim i drejtpërdrejtë dhe i hapur edhe e asaj pak pavarësie që ka sistemi i drejtësisë. Një Ministër që keqpërdorë Ministrinë e Drejtësisë për të ndërhyrë në sistem dhe një Ministër si Abelard Tahiri, vetëm sa e pengon edhe më shumë punën e prokurorive dhe gjykatave.

Siç kemi kuptuar, në këtë takim janë përmendur emra të përveçëm që janë duke u gjykuar për raste korruptive. Abelard Tahiri, vetëm sa do të bëj dëme dhe do të krijojë probleme në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Poashtu, ne shprehim shqetësimet tona në raport me qasjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Lejimi i prezencës së Ministrit të Drejtësisë, në takime ku diskutohen çështje të ndjeshme, përbën vepër penale sipas Nenit 400 të Kodit Penal, Neni 400, “Shkelja e fshehtësisë së procedurës”

Kushdo që pa autorizim zbulon informata për të cilat është njoftuar në procedurën zyrtare, që sipas ligjit nuk mund të zbulohen apo ato informata janë shpallur si fshehtësi me vendim të gjykatës apo të organit kompetent, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.
Kushdo që pa autorizim zbulon të dhëna për identitetin apo të dhënat personale të personit të mbrojtur në procedurë penale apo në programin e veçantë të mbrojtjes, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.

Thërrasim institucionet e drejtësisë, të respektojnë obligimet e tyre kushtetuese dhe ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat