Policia e Kosovës bënë apel për kujdes të shtuar në trafikun rrugor

Kosova

Policia e Kosovës bënë apel për kujdes të shtuar në trafikun rrugor

Më: 23 mars 2018 Në ora: 20:33
Pamje nga nje pjese e Prishtines

Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.

Vëmendje kërkohet, posaçërisht në këtë periudhë kur kemi të reshura atmosferike, ku mund të ketë kufizim të dukshmërisë, paraqitje të ngricave, rrugët bëhen më të rrëshqitëshme dhe qarkullimi nëpër rrugë vështirësohet.

Drejtuesit e automjeteve duhet të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat