Deputeti i reagon Prorektores: Ngacmimet ndodhin për shkak të frustrimit të burrave

Kosova

Deputeti i reagon Prorektores: Ngacmimet ndodhin për shkak të frustrimit të burrave

Më: 24 mars 2018 Në ora: 15:00
Teuta Pustina-Krasniqi

Deputeti i pavarur, Fisnik Ismaili, ka reaguar deklaratës së Prorektores Luljeta Pula-Krasniqi se ngacmimet po ndodhin edhe për shkak të veshjeve provokative të studenteve.

Por, deputeti Ismaili ka thënë se ngacmimet ndodhin veç pse burrat i shohin gratë si objekte. Madje, sipas tij, plot burra janë kanë frustrime të sëmura në raport me gratë.

“Nëse ky është nime problemi, zgjidhet lehtë me kod të veshjes, por nuk është ky problemi, jo. Problemi është te mendësia. Te frustrimi i smuet i plot burrave, që i shndërron gratë në objekte. Te mënyra qysh ato sot trajtohen në shoqëri. Problemi është edhe te ato gratë që përnime mendojnë sikur kjo!”, ka shkruar Ismaili, në FB.

“A jam në andërr, a nime e ka kjo? Me këtë mendësi, gratë nuk po u dashka as në shkollë me shkue, as në rrugë me dalë!”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, Teuta Pustina-Krasniqi, Prorektore e UP’së u ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave në UP që të mos provokojnë me veshje burrat. Ka thënë se duhet respektuar Kodi i Veshjes, të cilin nuk e ka UP’ja.

“Por një porosi thotë për gjininë femërore, studentëve, stafit akademik, stafit administrav  ju apeloj që mos të provokojnë, mos të vishën në mënyrë provokative, sepse ky është një efekt psikologjik, sepse ky është një efekt psikologjik i cili mund të ndikojë shumë negativisht në rrethin në të cilën një student i caktuar kryen ushtrimet, ligjëratat. Prandaj i apeloj vajzat e reja që janë një pjesë e një institucioni shumë serioz, në të cilin kryhen ligjërata nga profesorë dhe asistent, për këtë duhet të respektojnë kodin e veshjes”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat