Reduktimet me energji, Lluka takon drejtuesit e institucioneve përgjegjëse

Kosova

Reduktimet me energji, Lluka takon drejtuesit e institucioneve përgjegjëse

Më: 24 mars 2018 Në ora: 16:35
Pamje nga takimi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, pas situatës së përkeqësuar energjetike, ka thirrur në takim urgjent përgjegjësit e sektorit të energjisë.

Ky takim është duke u mbajtur pas shqetësimeve të ngritura lidhur me ndërprerjet e energjisë elektrike kohëve të fundit.

Të pranishëm në këtë takim janë drejtues të KEK-ut, KOSTT-it, ZRRE-së dhe KEDS-it.Pas këtij takimi pritet të ketë prononcim për media.

Lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike, dje kishte reaguar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. Ai e ka paralajmëruar përgjegjësi për fajtorët, gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat