Haradinaj: Të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria

Kosova

Haradinaj: Të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria

Më: 25 mars 2018 Në ora: 10:36
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot të rënët për lirinë e vendit në masakrat e kryera nga ushtria dhe policia serbe në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc të Rahovecit.

Mesazhi i plotë i Kryeministrit Haradinaj: 

"Sot bëhen 19 vjet nga masakra e kryer në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc. 
I kujtojmë sot me dhimbje dhe krenari 75 martirët e Celinës, 69 martirët e Fortesës, 49 martirët bashkë me 5 dëshmorët e Brestocit. 

Të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria dhe ata do të jetojnë në kujtesën e popullit gjithmonë. 

Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat