“Kosova sivjet larg UNESCO-s, por nuk e dimë ç’do të bëhet më 2019"

Kosova

“Kosova sivjet larg UNESCO-s, por nuk e dimë ç’do të bëhet më 2019"

Më: 25 mars 2018 Në ora: 23:46
Ilustrim

Prishtina për shkak të rrethanave të ndryshuara ndërkombëtare sot ka më pak gjasa për të hyrë në UNESCO sesa në vitin 2015 kur oferta e saj e anëtarësimit u refuzua.

Kjo u vlerësua nga ambasadori i Serbisë në UNESCO Darko Tanaskoviq në një intervistë për “Veçernje Novosti”.

Ai tha perspektivat për hyrje në UNESCO nuk janë të mira për Prishtinën për momentin, por shtoi se është e vështirë të vlerësohet nëse tendenca aktuale do të vazhdojë dhe se çfarë situate do të jetë në atë organizatë në 2019, kur anëtarësimi i Kosovës është në agjendë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat