Haziri: LDK nuk do të jetë patericë e qeverisë

Kosova

Haziri: LDK nuk do të jetë patericë e qeverisë

Më: 28 mars 2018 Në ora: 21:08
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për herë të parë për zhvillimet e fundit në vend dhe largimin e Listës Serbe nga Qeveria.

Ai ka thënë se Kosovën e presin ditë të vështira. Haziri ka thënë se kjo parti do të vazhdojë të jetë në opozitë.

“Ne nuk do te jemi patericë e kësaj Qeverie. LDK do të vazhdojë të jetë në opozitë dhe ne nuk do t’i shërbejmë vendit në këtë mënyre. LDK do të hyjë në qeveri vetëm përmes votës”, ka thënë Haziri në T7

Ai ka thënë se LDK do të vazhdojë të mbetet në opozitë. Haziri ka treguar se deri më tash nuk ka pasur asnjë takim me asnjë parti.

“Ne nuk jemi takuar me asnjë parti politike. E as më kryeministrin Haradinaj”, ka treguar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat