Shkolla e Gylenit: Të arrestuarit ende s'janë deportuar në Turqi, ja pasojat e ekstradimit të tyre

Kosova

Shkolla e Gylenit: Të arrestuarit ende s'janë deportuar në Turqi, ja pasojat e ekstradimit të tyre

Më: 29 mars 2018 Në ora: 18:04
Shtetasit turq të arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme

Bordi i Aksionerëve të QEA Gulistan, kanë reaguar ndaj arrestimeve të sotme që u bënë ndaj 6 shtetasve turq, që kanë punuar e vepruar në Kosovë. Madje, ata thonë se gylenistët janë ende në Aeroportin e Prishtinës, andaj kërkojnë nga autoritetet lirimin e menjëhershëm të tyre.

I frustruar dhe i ashpër është treguar Ramush Haradinaj në një postim në Facebook. Ky reagim i tij vjen pasi rreth arrestimeve të gjashtë shtetasve turq, Haradinaj e pranon se nuk është njoftuar.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar më herët edhe Kadri Veseli, duke goditur kështu Hashim Thaçin, skenarët e të cilit nuk kanë të ndalur.

Por ky bord, thotë se të arrestuarit ende gjenden në Aeroportin e Prishtinës, andaj kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Ne, Bordi i Aksionerëve të QEA Gulistan, po ndjekim me shumë shqetësim zhvillimet e dites se sotme date 29 mars 2018 në Republikën e Kosovës, ku një nga aksionerët, dhe disa prej drejtuesve të Institucionit Arsimor QEA Gulistan, janë ndaluar në shkelje flagrante të të drejtave të njeriut dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shkruan në njoftim.

Përmes kësaj komunikate për media, Bordi thotë se shtetasit e ndaluar nga organet policore, janë rezident të ligjshëm dhe me një aktivitet ndërvite, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

“Nisur nga kjo situate e paprecedente krijuar me ndalimin e aksionerit kryesor, Mustafa Erdem, si dhe drejtuesve të shkollave, ju bëjmë me dije se pasojat çojnë në paralizimin e aktivitetit të të gjitha institucioneve arsimore në varësi të QEA Gulistan”, thuhet në njoftim.

“Për pasojë, të dëmtuarit kryesorë nga ky akt joligjor, janë nxënësit dhe familjet e tyre, të cilët kanë të drejtë të mos u ndikohet në asnjë lloj formë aktiviteti arsimor. Është përgjegjësi direkte e aktorëve politikë dhe ligjvënës që të garantojnë të drejtat e qytetarëve të Kosovës. Ndërsa cënimi i qasjes ndaj arsimit të fëmijëve kosovarë, përbën një shkelje te rende, me pasoja ndaj tyre. Institucionet arsimore, të licensuar prej vitesh në Kosovë, kanë dhënë një kontribut të paçmueshëm në edukimin e brezave te rinj. Institucionet në fjalë, gjatë gjithë kohës së aktivitetit të tyre, falë sukseseve dhe arritjeve të larta, gëzojnë mbështetje dhe vlerësime nga shoqëria kosovare dhe të gjitha institucionet monitoruese dhe përgjegjëse për arsimin.”.

“Nga pikëpamja e ligjit tregtar ju bëjmë me dije së kompania QEA Gulistan ushtron aktivitetin e saj, në përputhje me të gjitha detyrimet ligjore. Nga ana tjetër këto veprime të pajustifikuar ligjërisht, dëmtojnë aktivitetin tregtar të kompanisë, të drejtat e të cilës Bordi i Aksionerëve është i vendosur t’i mbrojë në respekt të kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të drejtave ndërkombëtare. Kjo situatë kërkon ndërhyjen e menjëhershme, të të gjithë të institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të Republikës së Kosovës për të evituar dëmet e mëtejshme të këtij veprim i të padenjë për Republikën e Kosovës.  Bordi i Aksionerëve po ndjek nga afer kete situate dhe kerkon venien para pergjegjesise te te gjithe personave të cilët me veprimet ose mosveprimet e tyre të perfshire ne kete ngjarje te rende dhe turperuese per imazhin e Republikes se Kosove.  Kerkojme lirimin e menjehershme te te gjithe te ndaluarve per te kthyer ne normalitet aktivitetin arsimor sepse në dijenin tonë ata janë ende në aeroportin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat