Thaçi kujton masakrën e Lubeniqit: Liria s’është e plotë pa ndëshkimin e kriminelëve

Kosova

Thaçi kujton masakrën e Lubeniqit: Liria s’është e plotë pa ndëshkimin e kriminelëve

Nga: A.M. Më: 1 prill 2018 Në ora: 10:19
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 19 vjetorin e masakrës së Lubeniqit ka kujtuar viktimat.

Ai ka shkruar në Facebook se liria nuk do të jetë e plotë pa ndëshkimin e atyre që i bënë këto krime dhe pa e zbardhur fatin e të gjithë të zhdukurve.

Postimi i plotë:

Dita e parë e prillit, para 19 vjetësh, ishte shumë mizore për banorët e Lubeniqit të Pejës dhe gjithë qytetarët tanë. Forcat policore dhe ushtarake serbe, pasi plaçkitën fshatin, vranë dhe masakruan rreth 80 civilë të pafajshëm: burra, të moshuar, gra e fëmijë.

Nderimi institucional për të gjithë të rënët do të jetë i përjetshëm, por liria dhe çdo vlerë e ndërtuar me sakrificë, asnjëherë nuk do të jetë e plotë pa ndëshkimin e atyre që i bënë këto krime dhe pa e zbardhur fatin e të gjithë të zhdukurve. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat