Ky është moti në vikend sipas matjeve shtetërore

Kosova

Ky është moti në vikend sipas matjeve shtetërore

Më: 6 prill 2018 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënat e parashikimit të motit në Kosovë për vikend.

Sipas Institutit, Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe kthjellime të pjesëshme të cilat gjatë natës do të jenë më të theksuara. Temperaturat do të ngriten mbi vlerat e mesatareve krahasuar me të njëjtin muaj të viteve paraprake.

Në disa lokalitete për shkak të ndryshimeve të mëdha të gjendjes termike dhe kushteve tjera klimatologjike, ka mundësi që në orët e para të ketë mjegull afatshkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 16-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja por të dielën do të kemi masa të ajrit nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat