Thaçi ngushëllon familjarët e viktimave në Gjermani

Kosova

Thaçi ngushëllon familjarët e viktimave në Gjermani

Më: 7 prill 2018 Në ora: 22:13
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter ka shprehur shqetësimin e tij për sulmin që ndodhi sot në Berlin.

Gjatë ditës së sotme në Munster disa persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë lënduar, pasi një automjet ka hyrë në turmë të njerëzve duke i shkelur.

“Po ndjekim me një shqetësim të madh sulmin në Munster. Për shumë kosovarë Gjermania është shtëpia e dytë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe të afërmit e tyre”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat