Punëtorët e KEDS-it nesër në protestë

Kosova

Punëtorët e KEDS-it nesër në protestë

Më: 9 prill 2018 Në ora: 15:43
Punëtori i KEDS-it

Vendimi i menaxhmentit të KEDS-it për largimin e shtatë punëtorëve nga kjo ndërmarrje, do të kundërshtohet këtë të marte.

Sindikata e punëtorëve të kësaj ndërmarrje, ka marrë vendim që të martën të mbahet protestë në Mitrovicë.

Kryetari i kësaj sindikate, Hysni Gashi ka thënë për Infokusin se protesta ka si kërkesë llogaridhënien e këtij menaxhmeti për këto largime të punëtorëve.

“Nesër do të ketë protestë në Mitrovicë, nga ora 8:30 deri ne orën 9:30. Është zgjedhur Mitrovica shkaku që në këtë komunë janë të larguar më shumë punëtor. Përmes kësaj proteste ne kërkojmë arsyet nga menaxhmeti i KEDS-it, që të bëjë të ditura arsyet e largimit të punëtorëve nga puna”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, të larguar janë në total 7 punëtorë, të cilët janë me përvojë të gjatë në këtë ndërmarrje.

Vendimin për largim nga puna nuk e ka pritur asnjëri prej tyre shkaku që nuk janë dhënë arsyet për shkëputje të kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat