Ky është numri i gjobave që ka shqiptuar Policia e Kosovës për një muaj

Kosova

Ky është numri i gjobave që ka shqiptuar Policia e Kosovës për një muaj

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:29
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur aktivitetet policore në trafik gjatë muajit mars të vitit 2018 dhe hartimit apo shpërndarjes nëpër shkolla e fletëpalosjes “Lëvizni të sigurt në trafik”.

Numri i përgjithshëm i gjobave për një muaj është 31 mijë e 838. Ku gjoba deri në 500 euro janë shqiptuar për persona fizik 30 mijë e 776, gjoba deri në 1000 euro për persona juridikë janë 21 dhe gjoba për gjykatë kanë arritur shifrën e 1041.

Sipas PK-së, thuhet se me njësitet e saj, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi ndërmerr aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve të fushës së trafikut rrugor, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna në këtë fushë.

“Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.03.2018 deri 31.03.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet e aplikueshme”, thuhet në komunikatë.

Më poshtë keni të dhënat statistikore rreth numrit dhe llojit të gjobave:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat