Mësohet identiteti i të miturit që u vra aksidentalisht në Mushtisht

Kosova

Mësohet identiteti i të miturit që u vra aksidentalisht në Mushtisht

Më: 14 prill 2018 Në ora: 17:03
E.Sopaj

E.Sopaj, 14 vjeç u vra aksidentalisht nga xhaxhai i tij gjatë ditës së sotme në fshatin Mushtisht të Suharekës. Vrasja e të miturit ka ndodhur gjatë një ahengu familjar, ku sipas hetimeve të para të policisë dyshohet se gjatë krismave arma i është bllokuar xhaxhait të viktimës dhe duke u përpjekur për ta zhbllokuar armën ai është vetëplagosur. Më pas plumbi e ka goditur për vdekje edhe të miturin. Express mëson se E.S gjatë ditës së djeshme ka festuar ditëlindjen e 14-të.

Viktima ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim por nuk kishte mundur të mbijetojë, ka njoftuar policia.

“Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jet përdorur në rast. Po ashtu krim teknikët e kanë sekuestruar edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe disa gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës në vazhdimësi ka bërë thirrje të mos përdoren armë në ahengje familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat