Hasani me drejtorin e ri të BERZH-it, konfirmohet vazhdimi i mbështetjes për MTI-në

Kosova

Hasani me drejtorin e ri të BERZH-it, konfirmohet vazhdimi i mbështetjes për MTI-në

Më: 16 prill 2018 Në ora: 13:43
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ,Neil Taylor dhe bashkëpunëtorët e tij

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka pritur në takim njoftues drejtorin e ri të zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Neil Taylor dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në takim është biseduar për aktivitetet e BERZH-it në Kosovë dhe mundësitë e bashkëpunimit me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Taylor e falënderoi ministrin Hasani për pritjen dhe konfirmoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është njëri ndër partnerët kryesor të këtij institucioni në Kosovë.

BERZH ka investuar në vitin e kaluar rreth 81 milionë euro në projekte të ndryshme në Kosovë, me fokus të veçantë në zhvillimin e sektorit privat.

BERZH ka konfirmuar se do të vazhdojë përkrahjen e aktiviteteve të MTI-së të specifikuara edhe në memorandumin e bashkëpunimit dhe njëri ndër projektet kryesore është zgjerimi i Parkut Industrial në Drenas.

Ministri Hasani mirëpriti gatishmërinë për përkrahje dhe vazhdimin e realizimit të projekteve.

Po ashtu, BERZH ka ofruar përkrahje për asistencën teknike për funksionimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, si një platformë e rëndësishme e dialogut publiko privat në mes të qeverisë dhe përfaqësuesve të organizatave të sektorit privat./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat