Pronarët e bizneseve mirëpresin projektin për Qarkoren e Qytetit - Bota Sot
Pronarët e bizneseve mirëpresin projektin për Qarkoren e Qytetit

Kosova

E diel, 19 gusht 2018

Pronarët e bizneseve mirëpresin projektin për Qarkoren e Qytetit

Më: 17 prill 2018 Në ora: 12:04
Ilustrim

Është mbajtur sot dëgjimi publik me pronarët e tokave që do të jenë pjesë e shpronësimit në kuadër të projektit për zgjerimin e segmentit të parë të rrugës Gjakovë – Prizren, përkatësisht segmentit prej rreth rrotullimit në hyrje të qytetit deri tek “Ura e Nakarades”

Prezantimin e projektit e ka bërë drejtori i drejtorisë së Shërbimeve publike Shkumbin Kastrati, ndërsa informacione rreth procesit të shpronësimit ka dhënë drejtoresha e drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë Afërdita Lama.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili duke rikujtuar se ky është tenderi më i madh që e ka hapur komuna, ka folur për rëndësinë që ky projekt ka për Gjakovën dhe biznesin e Gjakovës. Kryetari Gjini ka shtuar se shpreson që ky Projekt të mos ketë pengesa dhe të kryhet sa më shpejtë, në mënyrë që sa më parë të nisin edhe projektet tjera infrastrukturore, që komuna e Gjakovës i ka planifikuar t’i realizojë bashkë me ministrinë e Infrastrukturës.

Ndryshe, segmenti i parë i rrugës, ka një gjatësi prej 2.1 kilometra, gjerësi prej 29 metra ndërsa afati i ndërtimit është 180 ditë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test