Komuna e Vitisë edhe këtë vit do të vazhdon me ndarjën e subvencione për fermeret

Kosova

Komuna e Vitisë edhe këtë vit do të vazhdon me ndarjën e subvencione për fermeret

Më: 17 prill 2018 Në ora: 15:27
Pamja nga konferernca

Përmes  një konferencë për medie të organizuar sot, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë të njohur aktivitetet që janë zhvilluar gjatë këtyre 4 muajve dhe planeve për këtë vit.  Veton Ademi, drejtor i kësaj drejtorie,   ka bërë të ditur  për punën që është bërë deri më tash dike theksuar se  “Në sektorin për bujqësi dhe blegtori, që në fillim të këtij viti është bërë pranimi dhe plotësimi i formularëve për subvencione të cilat jepen nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. "Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim edhe me departamentin e shërbimit këshillimor të Ministrisë së Bujqësisë dhe në koordinim me organizata të ndryshme, ka organizuar 18 trajnime për fermer me tema të ndryshme varësisht prej kërkesave të fermerëve, si trajnime teorike, ashtu edhe praktike. Komuna e Vitisë,  ka tënë si ka  të nënshkruar një numër të konsideruar të marrëveshjeve me shumë organizata ndërkombëtare dhe vendore që i përkasin fushës së bujqësisë”, ka thënë Ademi.

Ai ka bërë të ditur se me Fondacionin “Kosovë-Luksemburg”, në  Gjylekar 17 fermer janë përkrahur me repromaterial për kultivimin e shalqirit në vlerë mbi 12 mijë euro. Në kuadër të një marrëveshje bashkëpunimi me UNDP, këto ditë do të nis   shpërndarja e serrave për 42 përfitues.

Poashtu, komuna e Vitisë, ka nënshkruar një marrëveshje edhe me IKC, ku është publikur  thirrja për aplikim për farë të patates për banorët e fshatit Debellde I cili edhe në këtë komunë është i njohur si lokalit ku me vite kultivohet patateja e cilësisë së lartë, por edhe të rendimenteve të mëdha  e gjithashtu parashihen edhe trajnime në fushën e bujqësisë, varësisht nga kërkesat e fermerëve.

Veton Ademi ka përmendur edhe bashkëpunimin në realizim të projekteve tjera të Aftësimit për punësim rural të financuar nga Helvetas zvicërran.

Ndërkaq, ka theksuar se janë mbështetur edhe organizatat e grave, përmes projekteve të ndryshme, ndërkohë ka njoftuar edhe rreth aktivitetit për parandalimin dhe mbrojtjen e pyjeve, nga dëmtuesit illegal dhe ka thënë se komuna ka qenë shumë active në këtë drejtim  e ndihmuar edhe nga Organizata e pujeve si dhe policia dhe gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat