Përkujtohen dëshmorët Visar Hoti dhe Safet Latifi

Kosova

Përkujtohen dëshmorët Visar Hoti dhe Safet Latifi

Më: 18 prill 2018 Në ora: 15:54
Përkujtohen dëshmorët Rahovecit

Sot, në vendin e rënies në bjeshkët e fshatit Zatriq dhe te varret e dëshmorëve në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit, në 19-të vjetorin e rënies u përkujtuan dëshmorët Visar Hoti dhe Safet Latifi nga fshati Ratkoc.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se rëniet e bijve më të mirë në fushat e betejave, asnjëherë nuk e kanë topitur tehun e rezistencës së popullit shqiptar për liri.

“Ndodhi kështu, sepse robëria ishte e rëndë dhe populli ynë nuk kishte çka të humbte tjetër, pos vetë robërisë. Prandaj, bijtë e bijat më të zgjedhur i kanë dalë përballë së keqes për të frymuar lirshëm brezat e ardhshëm. Edhe Visari e Safeti ishin të vetëdijshëm se rrugë më të sigurt për të arritur lirinë nuk kishte. Çdo formë tjetër ishte e pafrytshme, prandaj lanë anash librat e rininë e tyre dhe hynë në rreshtat e parë të ilegales atdhetare e të luftëtarëve të paepur çlirimtarë” ka thënë ndër të tjera në fjalimin e tij kryetari Latifi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat