Themelohet Bordi i Sigurimeve Shëndetësore

Kosova

Themelohet Bordi i Sigurimeve Shëndetësore

Më: 19 prill 2018 Në ora: 16:52
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili

Qeveria e Kosovës ka aprovuar sot themelimin e Bordit të Sigurimeve Shëndetësore.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se ky është një hap i madh drejt funksionalizimit të plotë të sigurimeve.

“Shumë i lumtur që Qeveria e Republikës së Kosovës aprovoi themelimin e Bordit të Sigurimeve Shëndetësore. Ky është një hap i madh drejt funksionalizimit të plotë të Sigurimeve Shëndetësore, i cili do të jetë mburojë financiare për të gjithë familjet tona nga kostoja e madhe e shërbimeve mjekësore dhe përmes të cilit çdo qytetari do t’i ofrohet qasje e barabartë në spitalet tona”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat