Dedaj kritika BE-së për lënien e Kosovës në geto

Kosova

Dedaj kritika BE-së për lënien e Kosovës në geto

Më: 19 prill 2018 Në ora: 20:50
Gjergj Dedaj

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka kritikuar Bashkimin Evropian për lënien e Kosovës në geto. “Unë u kam thënë atyre se edhe nëse hiqen vizat edhe nesër, është vonë, por sa më shpjet duhet të hiqen”, ka thënë ai.

Ai ka folur në “Monitor” të RTK-së.

Dedaj ka vlerësuar se Kosova edhe pse shtet i ri, ka pasur avancime dhe rezultate. “Kosova nuk duhet të jetë oazë e harruar dhe Evropa nuk duhet më të dënojë Kosovën”, është shprehur ai.

Dedaj ka folur edhe për imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Lidershipi i Kosovës ende po vuan nga interesat e ndryshme, ka një nepotizëm edhe klientelizëm. Po ashtu në arenën ndërkombëtare kemi vërejtjet për korrupsionin dhe unë kam shfrytëzuar rastin që të ngrisë problemin e rinisë kosovare. Unë kam shprehur shqetësim se të rinjtë kosovarë nëse nuk u hapet rruga për Evropë do të kemi  rrezik që ata të ikin në anë tjera, ku nuk u duhet viza”, ka thënë ai.

Dedaj është shprehur se ende nuk dihet për kohën kur do të mund të hiqen vizat për Kosovën.

“Mund të ketë neglizhim, pasi që pesë vendet anëtare të BE-së mund të ngadalësojnë proceset e Kosovës. Për këtë duhet që institucionet e Kosovës të punojnë dhe të ecin përpara. Ne e meritojmë dhe të integrohemi në Bashkimin Evropian. Unë besoj se në muajt në vijim do të mund të lëvizim pa viza”, ka thënë ai.

Dedaj ka thënë se po punon që Kosova të përfaqësohet sa më mirë në takimet dhe organizatat ndërkombëtare.

 “Unë kam marrë pjesë në konferencën e Ballkanit Perëndimor e të Grupit të Liberalëve të Evropës, ku morën pjesë edhe Komisionari Han etj. Ishte një konferencë dy ditore, ku unë në atë konferencë paraqita objektivat tona. Kam kërkuar që Kosovës të mos i vihen muret sikur ai i Berlinit dhe Kosovës sa më parë t’i hapen perspektiva evropiane, pasi që jemi pjesë e Evropës”, ka thekuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat