Shkolla e Isniqit feston 70 vjetorin e themelimit

Kosova

Shkolla e Isniqit feston 70 vjetorin e themelimit

Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:45
Në 70 vjetorin e themelimit të Shkollës fillore të mesme të ulët "Isa Boletini" në Isniq të Deçanit

Në 70 vjetorin e themelimit të Shkollës fillore të mesme të ulët "Isa Boletini" në Isniq të Deçanit, kryetari i kësaj komunë Bashkim Ramosaj, ka deklaruar se po punojnë për të ngritur cilësinë e arsimit në këtë komunë.

Duke vlerësuar punën që sot bënë kjo shkollë Ramosaj tha se është e vetmja shkollë në Deçan që i ka të gjitha standardet e nevojshme. 

Por, sipas tij përveç standardeve kjo shkollë është edhe ndër më të mirat në cilësinë e arsimit. 

Ramosaj: Po punojmë që të kemi ngritje të cilësisë  Video

“Ne si komunë do të jemi të përkushtuar që në vitet në vijim të gjitha shkollat në komunën e Deçanit ta kenë një standard të tillë, një standard që është i kohës. Njëkohësisht po punojmë shumë që të kemi edhe cilësi të mirë që t’ia  kthejmë një farë forme famën e duhur komunës së Deçanit. Unë besoj në përkushtimin e mësimdhënësve, besoj në të gjithë drejtorët e shkollave të çfarëdo cikli që po punojnë në komunën e Deçanit", tha ai. 

Edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim, Qazim Maloku ka vlerësuar punën që kjo shkollë bënë, duke thënë se nxënësit e kësaj shkolle gjithmonë kanë treguar suksese në mësime. 

Maloku: Ne jemi krenar për sukseset e shkollës 

 "Jemi shumë krenar neve si drejtori e arsimit për sukseset që po ka kjo shkollë dita- ditës, por edhe për menaxhimin e mirë që po e bën drejtoria e shkollës. Jo vetëm mësimdhënien dhe përkushtimin e madh të këtyre mësimdhënësve, por edhe për sukseset që kanë këta fëmijë", tha Maloku. 

I pari i drejtorisë së Arsimit u shpreh se kjo shkollë do të ketë përkrahjen e tij në secilën punë që do të bëhet.

Ndërsa drejtori i Shkollës "Isa Boletini", Shaban Mehmetaj, tha se qysh para 70 vjetësh banorët e Isniqit e kanë ditur vlerën e arsimit

Mehmetaj: Isniqi e menduan mbarë rrugën e dijes 

 "Brezave të tërë iu ishte mohuar mësimi në gjuhën amtare, ndonëse arsimin e kishin të nevojshëm sikur frymëmarrjen. Ndaj shpejt ne nisëm si shkollë eksperimentale. Isniqasit e menduan mbarë rrugën e shenjtë të dijës 70 vite më parë. 70 vite më parë mësimdhënësit vizionar projektuan gjithçka ishte e nevojshme për edukimin e plotë të individit, duke vënë kështu themele të forta për rezultate të shkëlqyera që do të vinin pa ndalë nga nxënësit dhe mësimdhënësve shembullor", tha drejtori i shkollës. 

Nxënësit e shkollës "Isa Boletini" për nder të 70 vjetorit të shkollës së tyre kanë nxjerrë revistën "Tradita", ku nxënës të kësaj shkolle janë paraqitur me poezi, ese dhe përralla.  Po ashtu, në këtë përvjetor të shkollës drejtoria ka ndarë mirënjohje për mësuesit e kësaj shkolle. 

Shkolla fillore "Isa Boletini" në Isniq të Deçanit numëron 560 nxënës, 37 mësimdhënës dhe 6 punëtorë teknik. Ndërsa, shkolla përbëhet prej 25 dhoma mësimi, gjashtë kabinete, sallën e edukatës fizike, dy klasë përgatitore dhe bibliotekën. Po ashtu, kjo shkolla ka edhe paralelen e ndarë në Lëbushë./M.Duraku/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat