“Sa më shpejt të kemi zgjedhje të reja parlamentare” - Bota Sot
“Sa më shpejt të kemi zgjedhje të reja parlamentare”

Kosova

E diel, 22 korrik 2018

“Sa më shpejt të kemi zgjedhje të reja parlamentare”

Më: 23 prill 2018 Në ora: 23:12
Ismet Beqiri

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, gjatë sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, është takuar me presidentin e EPP-së Joseph Daul, të cilin e ka njohur me zhvillimet aktuale në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se në këtë takim është biseduar edhe “për brishtësinë e Institucioneve tona aktuale, nevojën që sa më shpejt të kemi zgjedhje të reja parlamentare, si dhe rolin e  LDK-së në jetën politike dhe Institucionale në Kosovë, pavarësisht faktit që aktualisht jemi opozitë, por njëkohësisht partia më e madhe në vend”. 

“Si delegacion i Kosovës do të marrim pjesë në punimet e Komisioneve të ndryshme, kurse unë edhe në takimet tjera të GP të EPP-së. Nesër në Komisionin për Politikë të jashtme dhe demokraci do të jetë në rend dite edhe situata aktuale në Kosovë, ku do të kemi pritje nga kryetari i Strasbourgut Roland Ries”, shkruan Beqiri.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test