Lluka pret drejtuesit e kompanisë kanadeze – e interesuar për zinkun e Kosovës

Kosova

Lluka pret drejtuesit e kompanisë kanadeze – e interesuar për zinkun e Kosovës

Më: 25 prill 2018 Në ora: 12:36
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka me një delegacion të Korporatës Minerare ‘Trevali’ nga Kanadaja

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka  pritur sot një delegacion të Korporatës Minerare ‘Trevali’ nga Kanadaja.

Ky delegacion ka qenë në drejtimin e presidentit dhe kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Mark D. Cruise, e cila është e specializuar në sektorin e minierave, e në veçanti atë të zinkut, njofton Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Ministri Lluka ka njoftuar Cruise me resurset minerare që ka Kosova dhe mundësitë për investime në këtë sektor, duke theksuar angazhimin e Qeverisë për të krijuar një mjedis sa më të favorshëm për investimet e jashtme.

Nga ana e tij, Cruise ka prezantuar aktivitete momentale të kompanisë që drejton në Kanada dhe Afrikë, ndërsa ka shprehur interesimin për sektorin e minierave të Kosovës.

“Cruise ka bërë të ditur se nga prezantimet të cilat i ka parë në Konventën e PDAC në Toronto të Kanadasë ku ishte prezent edhe Ministri Lluka, kanë ngjallur interesimin e tij për këtë sektor në Kosovë”.

“Ai theksoi se Korporata Minerare ‘Trevali’, është prodhuesi i 8-të më i madhi në botë i zinkut, dhe e specializuar në minierat e vjetra, të cilat i kanë revitalizuar dhe i kanë bërë ekonomikisht të leverdishme”, thuhet në kumtesë.

“Interesimi i Crusie tregon qe vizita e Ministrit Lluka në Toronto dhe kërkesa e tij për të sjell sa më shume investime nga Kanadaja në Kosove, kishte zgjuar interesim edhe për delegacionin kanadez të kësaj korporate të madhe”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat