Barnatorja qendrore e QKUK-së, u mbush me medikamente.
Këto barna kimio-terapeutike u dedikohen pacientëve të prekur nga kanceri.
E këto ilaçe që janë kryesisht të llojeve citocstatikë, u dhanë donacion nga fondacioni amerikan “Project Hope”, me një vlerë prej rreth 1 milion eurove.
Drejtor i repartit të onkologjisë Ekrem Hyseni, tha se ky përfitim është mjaft i rëndësishëm për pacientët.