Në shenjë pakënaqësie ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes, banorët e fshatit Hade do të protestojnë nesër para Qeverisë së Kosovës.
Protestës do t’i bashkohet edhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), që si organizatë ka mbështetur fuqishëm të drejtat e këtyre banorëve që u janë cenuar tash e sa vjet.
Protesta fillon në ora 11:00.