Qumështarët ndihen të tradhtuar nga Qeveria

Kosova

Qumështarët ndihen të tradhtuar nga Qeveria

Më: 26 prill 2018 Në ora: 10:16
Ilustrim

Shoqata e qumështarëve të Kosovës dhe Shoqata e fermerëve kosovarë të qumështit i janë drejtuar me një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës duke kërkuar ndihmë.

Ata me anë të kësaj letre kanë thënë se  ndihen të tradhtuar nga Qeveria e Kosovës.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, po ju drejtohemi me këtë letër për të kërkuar ndihmën tuaj në një çështje në të cilën ndjehemi të tradhtuar nga qeveria.

“Vendimi për vendosjen e masës së përkohshme mbrojtëse ndaj importeve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina është pritur mirë nga të gjithë qumështarët dhe fermerët kosovar pa asnjë dallim dhe konsiderohet si një ndër vendimet më të mira të marra për sektorin tonë në dekadat e fundit. Megjithatë gëzimi ynë mori fund me takimin e Kryeministrit Ramush Haradinaj me homologun e tij nga Bosnja e Hercegovina gjatë Samitit Digjital ne Shkup, ku Haradinaj premton prolongimin e masës mbrojtëse”, thuhet në letër.

Sipas tyre të premten e kanë marr një email nga MTI me kërkesën për kinse hetime shtesë rreth ndikimit të importit të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina, ku në fund thuhet se nëse MTI nuk merr përgjigjet e duhura deri të hënën me 23 prill kur vendimi do të duhej në fuqi, atëherë ata nuk do të mund të vazhdojnë me masën mbrojtëse.

“Ne kemi dërguar përgjigjet tona MTI-së ku i shpjegojmë që shoqatat nuk janë përgjegjëse për hetimet e importeve të padrejta dhe i kujtojmë se vendimi është marrë pas hetimeve nga komisioni ndërministror i krijuar pikërisht nga MTI. Por është e qartë se këto gjëra i ka ditur edhe MTI, por duke kërkuar arsyetim për mosaplikimin e vendimit të vet, ka dalë me një gjetje të tillë të pyetjeve shtesë për qumështarët”, thuhet në komunikatë.

Si rrjedhojë vendimi për masën mbrojtëse ndaj importeve nga Bosnja dhe Hercegovina nuk është duke u aplikuar dhe kjo është bërë të hënën publike edhe në media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat