Policia me spot senzibilues për ditën e pronësisë intelektuale

Kosova

Policia me spot senzibilues për ditën e pronësisë intelektuale

Më: 26 prill 2018 Në ora: 15:44
Pamje nga video

Me rastin e ditës botërore të pronësisë intelektuale, e cila shënohet në të gjithë botën me 26 prill, Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit tregon gatishmërinë, përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm drejt bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Duke e ditur se pronësia intelektuale që përfshin pronësinë industriale dhe të drejtat e autorit në Republikën e Kosovës është e bazuar në Kushtetutë dhe e mbrojtur me ligj, Policia e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar në bashkëpunimin dhe koordinimin me të gjithë mekanizmat institucionalë, me qëllim të mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

Përmes këtij njoftimi zyrtar dhe spotit sensibilizues, njoftojmë opinionin e gjerë se Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante do t’i përgjigjet çdo thirrjeje në mbrojtje të pronësisë intelektuale dhe ndjekjes së shkelësve të saj.

Andaj, të angazhohemi  së bashku në sensibilizimin, parandalimin dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat